Shkollat ​​më të mira në botë për masterat në degën e financës, kryesojnë francezet

HEC Paris pozicionohet në nivelin më të lartë e ndjekur nga shkolla të tjera të rëndësishme që vazhdojnë ende të mbajnë nivelet e larta në vlerësimin vjetor të programeve.

Shkollat ​​franceze të biznesit, me në krye HEC Paris, janë më të mirat për të ndjekur një master në degën e financës në të gjithë botën, duke pasur aplikime ende të shumta, pavarësisht pandemisë së koronavirusit, sipas vlerësimit të fundit vjetor të Financial Times.

Pesë nga shkollat e para, që udhëheqin renditjen e 9 më të mirave për masterin në financë, që u ofrohet personave pa përvojë të mëparshme profesionale, janë në Francë. Edhe 4 të tjera, po në Francë, janë në listën e 55 shkollave më të mira në renditjen e FT të vitit 2021.

Reklama e sponzorizuar

Performanca e HEC Paris është ndikuar në mënyrë të konsiderueshme nga pagat e larta, që marrin studentët ndërkombëtarë, që punësohen në bankat globale dhe investimeve, të cilët tërhiqen nga sistemi arsimor elitar konkurrues i Francës.

“Ne jemi të lumtur që jemi kthyer përsëri në krye të renditjes”, tha Eloïc Peyrache, dekani i HEC Paris, i cili u emërua në këtë pozicion në fillim të këtij viti. “Departamenti ynë i financave është shumë i fortë dhe ne kemi një audiencë globale. Cilësia e studentëve është shumë e mirë dhe numri i kandidatëve po rritet.”

Shkolla është pozicionuar e para në renditjen e FT-së për Masterat në Financë edhe nëntë hertë të tjera gjatë dekadës së kaluar, duke lënë pas këtë vit edhe shkolla të tjera shumë të rëndësishme të biznesit në Francë, përfshirë ESCP, Skema, Essec dhe Edhec, të cilat janë të gjitha mes shkollave elitë të vendit.

Shkolla e Biznesit në Londër (London Business School) ka mbajtur pozicionin e saj kryesues për numrin më të vogël të kurseve MiF (master në financë) të përshtatura për ata që kanë punuar tashmë në këtë fushë përpara se të studiojnë, duke ia kaluar University of Cambridge: Judge, Amsterdam Business School dhe Singapore Management University: Lee Kong Chian.

Renditja e FT ndikohet ndjeshëm nga pagat që marrin ish studentet kur fillojnë punë. Të diplomuarit e HEC Paris kanë raportuar fitime mesatare pa llogaritur bonuset, prej 156,583 dollarësh amerikanë, tre vjet pas mbarimit të diplomës. Në renditjen e FT-së, shkollat ​​vlerësohen gjithashtu edhe sa i takon faktorëve të tillë si diversiteti gjinor dhe vlerësimet e shërbimeve të karrierës.

Europa dominon në drejtim të numrit të lartë të kurseve MiF, megjithëse tre shkolla kineze të biznesit – Shkolla e Ekonomisë dhe Menaxhimit e Universitetit Tsinghua, Instituti i Avancuar i Financave të Shangait në SJTU dhe Universiteti i Pekinit Guanghua kishin një performancë të mirë gjatë këtij viti.

Shkollat ​​amerikanë të biznesit mbeten dominuese në Masterat për Administrim Biznes, por katër prej tyre u renditën gjithashtu në renditjen e këtij viti të FT-së për Masterat në Financë (MiF). Aplikimet e regjistrimit, rekrutimi i të diplomuarve dhe pagat e studentëve janë rritur krahasuar me vitet e mëparshme, pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë.

Paga mesatare për studentët tre vjet pas përfundimit të përvojës së tyre në MiF u rrit në 2021 në 85,858 $ nga 83,404 $. Eloïc Peyrache tha se gati 90 për qind e studentëve në MiF ishin nga jashtë Francës dhe shumica prej tyre janë rekrutuar nga kompani të huaja (jo franceze), duke përfshirë shumë punëdhënës me qendër në Londër. /Monitor.al/