Shqipëria hap kufijtë për turistët nga mbarë bota

MPJ: Mund të hyni pa test Covid-i apo dokument tjetër të veçantë

Sot, Ministria e Jashtme njofton të gjithë qytetarët shqiptarë e të huaj se kufijtë e Shqipërisë do të jenë plotësisht të hapur për të pritur turistët gjatë sezonit turistik, transmeton albinfo.ch.

Reklama e sponzorizuar

Në një njoftim në “Facebook”, ministria thekson se të gjithë turistët mund të vizitojnë Shqipërinë pa asnjë kufizim në hyrje, pra pa test Covid-i dhe pa ndonjë dokument tjetër të veçantë.

Njoftimi i MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar ✈️Shqipërinë nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë.

Për më shumë informacion:

👉 https://bit.ly/3fQDx6N

#MirësevininëShqipëri 🇦🇱