Shtetasi shqiptar e mashtron kosovarin, i mori para për t’ia rregulluar një vizë pune

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas shqiptar pasi që i njëjti i ka kishte marrë një shumë parash një personi nga Drenasi, duke e mashtruar se do ‘ti rregullojë një vizë pune, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc, 02.06.2021 – 11:45. Me 10.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që viktimës mashkull kosovar i kishte marr një shumë parash duke e mashtruar se do i rregulloj në vizë pune. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reklama e sponzorizuar