Është nënshkruar marrëveshja për transferimin zyrtar të Stacionit të Autobusëve në Gjilan në ndërmarrje publike lokale.
Marrëveshja është nënshkruar mes kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj.
“Transferi po bëhet nga ndërmarrja shoqërore në ndërmarrje publike lokale dhe sot praktikisht mbyllet çështja e Stacionit të Autobusëve të Gjilanit dhe janë bartur të gjitha çështjet që lidhen edhe me asetet e me problemet tjera pronësore që kanë qenë. Nuk ka qenë proces i lehtë dhe jemi shumë të kënaqur me këtë arritje”, ka thënë Haziri.
Kurse Tolaj tha se ka filluar të hapen rrugë për ndërmarrjet shoqërore.
“Ka një kohë të gjatë që ligji ka hapur rrugë që për ndërmarrjet shoqërore për ‘Kosova Trans’ duhet të përgatitet infrastruktura ligjore që të kalojnë tek komunat. Sot po e përmbyllim këtë proces me njërën nga komunat – Gjilanin. Nga sot, me nënshkrimin e këtij memorandumi, praktikisht AKP nuk ka më asnjë obligim ligjor në menaxhimin dhe administrimin e kësaj ndërmarrjeje”, tha Tolaj.