Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se, duhet të ndodh falja e gjobave për sektorin privat.
Tahiri në këtë seancë ka kujtuar se Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2015 kishte votuat për faljen e borxheve publike, përcjell Telegrafi.
“Ne kemi kërkuar që falja e borxheve për sektorin privat në kohë pandemie të ndodh. Me datën 22 korrik 2015, në këtë seancë parlamentare ju [LVV] keni votuar për faljen e borxheve. Pyetja ime për ju është se tash çfarë ka ndryshuar, pse në vitin 2015 keni votuar për faljen e borxheve dhe si ndodhi kjo që ndryshoj që tani që jeni ministër s’po bënë të falen borxhet publike”, tha Tahiri.