Çka është mësimi dual në shkolla?

Ministria e Arsimit ka premtuar mësimin dual në shkolla që nga viti i ardhshëm që përfshin edhe bashkëpunimin me kompanitë vendore për përgatitjen e nxënësve.

Mësimi dual nënkupton që aftësimi në një kompani kombinohet me një lëndë të një shkolle profesionale.

Kompanitë janë të gatshme për këtë lloj bashkëpunimi, por kanë disa kushte.

Reklama e sponzorizuar

“Do të ishte më efikase të fillohet me industrinë e IT-së, pasi edhe kërkesa për këtë sektorë është e madhe. Mirëpo Qeveria duhet ta ketë parasysh që kostoja e aftësimit të këtyre nxënësve është shumë e lartë për ta bartur kompania, kështu që është me rëndësi që Qeveria të ketë mbështetje edhe për kompanitë”, deklaroi përfaqësuesi i një biznesi, Faton Sopa.

Fjolla Ismaili nga Oda e Afarizmit thotë se aplikimi i mësimit dual do ta ulte nivelin e papunësisë në vend, përcjell Telegrafi.

“Ne konsiderojmë se aplikimi i sistemit dual do ta ulte nivelin e papunësisë në vend. Pas memorandumit me Ministrinë e Arsmit, ne kemi filluat të hulumtojmë për të parë se cilat janë kërkesat e tregut për të bërë orientimin e studentëve në ato profesione të cilat janë të nevojshme’, deklaroi Fjolla Ismaili.

Edhe njohësit e çështjeve të arsimit po thonë se ky sistem duhet të përkrahet, por kërkojnë më shumë detaje.

“Fillimi i mësimit dual është një ide që duhet të përkrahet, por para se të ketë një ide të tillë duhet një analizë gjithëpërfshirëse nëse komuniteti i biznesit mund të ofrojë një mësim të tillë për të gjitha shkollat. Pra a ka kapacitete biznesi në tërësi dhe a janë të vetëdijshëm për kurrikulat që zbatohen në arsimin profesional dhe ndërlidhshmërinë e tyre me tregun e  punës”, deklaroi eksperti i arsimit Mirlind Behluli.

Ndryshe, arsimi dual nuk është përfshirë në planin qeverisë të Qeverisë Kurti 2.