Edhe këtë verë në rrjetet sociale vijon publikimi i faturave të konsideruara të “çmendura” në bregdetin shqiptar, dhe ankesat për shërbimin. Por për turistët e huaj që po pushojnë në Sarandë, Shqipëria mbetet e lirë. Sipas tyre çmimet justifikohen me cilësinë e cilësinë e ushqimit.
“Unë pata një prej darkave më të mira këtu në Sarandë.”“Çmimet do ti konsideroja ndër
“Krahasuar me shtetet e tjera te Evropës është me lirë këtu.”
“Ne na pëlqen këtu,me miqtë e mi ke 3 ditë që shkojmë në një restorant dhe kualiteti i ushqimit është shume i mirë.”Larg ngjarjes së fundit ku një picier u përlesh me klientin, të huajt vlerësojnë edhe shërbimin në bregdetin shqiptar, sigurisht, me aq sa kanë parë.“Po ne jemi të kënaqur, njerëzit janë të mirë,kuzhina e mirë, pak si kuzhina ukrainase, por ndryshon, me ushqimet e detit dhe gatimet.
”“Njerëzit janë të sjellshëm, kjo është diçka që në zbuluam këtu, çdo njeri është shumë miqësor, shume të mirë, të sjellshëm, ne e pëlqejmë këtë.”
Por pushuesit shqiptar ende i ndjejnë të rënda faturat, por thonë se cilësia e shërbimeve po përmirësohet.
Në bregdetin e jonit, këto ditë mbizotërojnë kryesisht turistët nga Evropa Lindore.Thonë se Shqipëria u ka pëlqyer ndaj do ta rekomandojnë tek të njohur dhe do të rikthehen si turistë.
Por ndërsa për turistët e huaj Shqipëria konsiderohet e lirë, disa plazhe në bregdetin e jugut mbeten zona të ndaluara për një pjesë të shqiptarëve.