Keqpërdorimet me shit-blerje të tokave: Bleu arin 10 centë në Malishevë, e shiti për 25 euro

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj 8 personave për keqpërdorim me shit-blerje të tokës në zonën ekonomike të Malishevës.

Njihet si zona ekonomike e komunës së Malishevës. E brenda kësaj hapësire, janë 90 hektarë tokë.

Një pjesë nga kjo tokë e kishte privatizuar në vitin 2007, biznesmeni Ahmet Rrahmani.

Reklama e sponzorizuar

Për një ari tokë të privatizuar nga AKP-ja, Rrahmani, sipas dyshimeve të prokurorisë speaciale, e pagoi 10 centë.

Kurse e shiti më pas 25 euro.

Gjithë ky proces i privatizimit,  të tokës së shtetit dyshohet se nuk kaloi fare përmes Kuvendit Komunal të Malishevës.

Për këtë arsye nisen hetimet nga Prokuroia Speciale, ndaj udhëheqësve të Komunës së Malishevës, ish ministrit të Tregtisë, dhe disa zyrtarëve komunal.

E më pas u ngritë aktakuzë ndaj ish ministrit të Tregtisë, Bajram Hasanit, kryetarit të  Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetarit të tij, Hajdin Berishës, Bekim Krasniqi e Malë Krasniqi që janë zyrtarë të kadastrës në Malishevë, të cilëve po ashtu iu rëndojnë akuza e keqpërdorimit të detyrës dhe autoritet zyrtar. Nazmi Kafexhollit, që është drejtor në Ministrinë e Bujqësisë, po ashtu akuzohet për diçka të tillë.

T7 gjatë ditës ka provuar të kontaktoj me secilin prej zyrtarëve të përfshirë në aktakuzë.

Asnjëri prej tyre nuk kanë qënë nepër zyrat e tyre as nuk janë lajmëruar në telefon.

Në vendin e punës nuk ishin edhe zyrtarët e kadastrit të cilët akuzohet, madje aty nuk ishte as drejtori i gjeodezisë Bashkim Krasniqi.

E të vetmet që kthyen përgjigjeje për këtë temë ishin zyra për komunikim e kësaj komune, po edhe ata nuk kishin njohuri për çështjen.

I vetmi që është deklaruar për T7 është biznesmeni Ahmet Rrahmani, që privatizoi tokën.

Rrahmani tregon se sa e bleu dhe e shiti tokën privatizuar.

Edhe pse jo zyrtarisht televizioni mëson se rastin në prokurori e kanë ngritur asamblistët e VV-së në komunën e Malishevës.