Deputetet e Kuvendit me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë miratuar Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2020 mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në sallë kanë qenë të pranishëm 93 deputetë. Katër deputetë të Listës Serbe kanë qenë të pranishëm në sallë, mirëpo nuk kanë votuar për këtë Marrëveshje, përcjell Telegrafi.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi duke arsyetuar këtë Projektligj para deputetëve ka thënë se demokracia dhe qeverisja, mjedisi e sundimi i ligjit janë vetëm disa nga sektorët që do t’i mbuloj kjo marrëveshje.
“Fondet e kësaj Marrëveshje janë për rimëkëmbjen ekonomike një pjesë e cilës është ratifikuar në Kuvend. Sektorët që mbuloj marrëveshja janë demokracia dhe qeverisja, luftimi i pasojave të pandemisë, asistenca për qasjen e Kosovës në Bashkimin Evropian, ndërsa sektori i sundimit të ligjit”, tha Bislimi.
Kosova nga kjo Marrëveshje do të përfitoj mbi 90 milionë euro.