Gjatë vitit 2020 ka pasur një numër rekord të ankesave të qytetarëve ndaj bankave komerciale në Kosovë.
Gjithsej 1,048 qytetarë deponuan ankesa në BQK, për shkelje të ndryshme, për më kryesorja kishte të bënte me vendimin për shtyrje të afateve për pagesën e kredive, si masë lehtësuese gjatë pandemisë.
Shumë qytetarë u ankuan se iu bë padrejtësi me rastin e kalkulimit të interesit për periudhën sa u shty afati për pagesën e kredive.
“Gjithsej ankesat për banka komericale të adresuara në BQK për vitin 2020 kanë qenë 1,048, ndërsa ankesat më të shpeshta kanë qenë lidhur me interesin e rregullt të aplikuar në periudhën e shtyrjes së afatit të pagesës së kredisë/periudhën e moratoriumit”, thuhet në raportin e BQK-së. /Buletini Ekonomik/