Miratohet në parim Projektligji për Gjykatën Komerciale

Pasditen e së premtes, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale. Me 66 vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime është miratuar ky projektligj për krijimin e kësaj gjykate.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka bërë të ditur se më pas komisioni funksional dhe komisionet e përhershme do t’i paraqesin Kuvendit të Kosovës raportin me rekomandime.

“Konstatoj se me 66 vota për, asnjë kundër, pesë abstenime, kuvendi miraton në parim projektligjin numër 08/L-015 për Gjykatën Komerciale. Kërkohet nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me rregulloren e kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe kuvendit t’ia paraqesin raportin me rekomandime”, ka njoftuar Bogujevci.

Reklama e sponzorizuar

Më tej, ajo ka bërë të ditur se kjo seancë do të vazhdojë të hënën në orën 10:00.