Shell edhe zyrtarisht ndërron emrin

Kompania ndërkombetare e derivateve, Shell, zyrtarisht ka ndryshuar emrin duke lënë emertimin “Royal Dutch Shell”, i cili ka qenë pjesë e identetit të vet që nga viti 1907.

Deri tek ky vendim ka ardhur pas planeve që të heq strukturën e tij me pjesëmarrje të dyfishtë dhe të shpërngul selinë nga Holanda në Britani.

“Shell ka shpall vendimin e këshillit që të ndryshojë emrin në Shell PLC me 20 dhjetorë 2021. Ky ndryshim tani ka hyrë në fuqi”, kanë deklaruar në këtë kompani, transmeton Retuters, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Berza e Londres dhe Amsterdamit do ta bëjnë ndryshimin e emrit me 25 janar, ndërsa berza e New York-ut do ta bëjë me 31 janar.

Ndryshimi nuk do të ndikojë në pronësi në aksione./Buletini Ekonomik/