Pezullohen nga puna nëntë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, dyshohen për keqpërdorime

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka marrë vendim për të pezulluar nëntë zyrtarë të kësaj ministrie.

Nga Ministria e Bujqësisë, kanë thënë për lajmi.net se vendimi i ministrit është për pezullimin e këtyre zyrtarëve dhe jo suspendimin.

Pezullimi i këtyre zyrtarëve ka ndodhur për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të ndryshme gjatë punës zyrtare në këtë ministri.

Reklama e sponzorizuar

Ditë më parë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit kishte arrestuar dhjetëra zyrtarë të kësaj ministrie nën dyshimin për keqpërdorime me subvencione.

Vala e parë e arrestimeve kishte ndodhur gjatë muajit shkurt të këtij viti, ndërsa zyrtarët e tjerë janë arrestuar disa javë më parë.