Punëtorët e ATK-së ashpërsojnë grevën

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës njofton që grevën që e ka vazhduar me datë 14 korrik 2021, do të vazhdohet nga e hëna deri të premten, por me masa të shtuara.

Sipas njoftimit të kësaj sindikate greva do të mbahet nga ora 08:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Reklama e sponzorizuar

“Nëse ende nuk ka reflektime në lidhje me kërkesat tona nga data 26 korrik 2021 do të vazhdohet me grevë të përgjithshme nga ora 08-16”, thuhet në njoftim.

“Greva do të mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.

Arsyet për mbajtjen e kësaj greve janë sqaruar edhe në njoftimet paraprake.

Kërkesat e tona të adresuara janë si në vijim:

1. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;

2. Krijimi i kushteve të punës;

3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake)”, thuhet në njoftim.

Kjo Shoqatë thotë se greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe do të vazhdojë duke u mbështetur edhe në Ligjin për Organizimin Sindikal në Kosovë dhe Ligjin për Greva, si dhe Statutin e ShSPATK-së.