FKEE dhe GIZ paralajmërojnë nisjen e një projekti të ri për investime në efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë mirëpriti sot në një takim pune përfaqësuesit e GIZ në Kosovë, duke riafirmuar partneritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy institucioneve në avancimin e agjendës së efiçiencës së energjisë në vend.

Si vazhdim i këtij bashkëpunimi, FKEE dhe GIZ pritet që së shpejti të nisin një projekt të ri të financuar nga Qeveria e Gjermanisë dhe ajo e Danimarkës.

Projekti synon të mbështesë zhvillimin dhe pilotimin e programeve për investime në masa të integruara të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në ndërtesat shumëbanesore dhe ndërtesat publike.

Reklama e sponzorizuar

Drejtoresha menaxhuese e FKEE-së, Njomza Hoxha, shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të GIZ ndaj Fondit, duke theksuar se partneritete të tilla janë thelbësore për realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe për sektorin energjetik.

Ajo shtoi se projektet e përbashkëta pritet të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe në përshpejtimin e tranzicionit drejt energjisë së pastër.