Qeveria ndan 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se këto mjete merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.

“Në shumën prej 4.5 milionë euro, mjetet e ndara merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, kategoria e shpenzimeve, subvencioneve dhe transferove, transferohen në Ministrinë e Mbrojtjes në kategorinë shpenzime kapitale në nënprogramin Forca e Sigurisë së Kosovës në projektin sistemet e armatimit sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Mjetet e sofistikuara ajrore do të shërbejnë për rritjen e kapaciteteve për vëzhgim dhe zbulim dhe do të blihen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeveria po ashtu ka miratuar edhe kërkesën e Doganës së Kosovës për blerjen e autoblindave.