Qindra ankesa ndaj kompanive të sigurimit për moskompensim të dëmeve

Është rritur ndjeshëm numri i ankesave të qytetarëve ndaj kompanive të sigurimit.
Gjithsej 409 ankesa janë adresuar në BQK vetëm gjatë vitit 2020, thuhet në raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2020.
“Ankesat më të shpeshta kanë të bëjnë me moskompensim të dëmit material dhe jomaterial nga sigurimi i autopërgjegjësisë TPL, mosrespektimi i afateve kohore për pagesë te marrëveshjet jashtëgjyqësore, si dhe moskompensimin e shpenzimeve mjekësore nga sigurimi shëndetësor”, thuhet në raportin e BQK-së./Buletini Ekonomik/