Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës, Rafet Jashari, ka dhënë dorëheqje dje nga pozita që ushtronte në këtë ndërmarrje.
Rafet Jashari ishte emëruar si ushtrues i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, një burim brenda Postës së Kosovës.
“Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit së Postës së Kosovës, Rafet Jashari sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës. Ai ka thënë se jep dorëheqje të parevokueshme nga pozitë për arsye personale”, ka thënë i njëjti burim.











