Aktiviteti i biznesit në Eurozonë u zgjerua me hapin më të shpejtë në më shumë se dy dekada, gjatë korrikut, për shkak se heqja e kufizimeve së Covid-19 mbështeti sektorin e shërbimeve. Por, frika për një valë tjetër të infektimeve goditi besimin e bizneseve.
Me përshpejtimin e programeve të vaksinimit dhe lehtësimin e barrës ndaj kujdesit shëndetësor, qeveritë kanë hequr thuajse pjesën më të madhe të kufizimeve, duke rikthyer kërkesën e konsumatorëve.
Indeksi i përbërë i Markit, që shihet si një tregues i shëndetit të ekonomisë, u rrit në 606 pikë në korrik, nga 59.5 që ishte në qershor. Ky është niveli më i lartë që nga korriku i vitit 2000.
“Eurozona po gëzon rritjen gjatë verës, që ka çuar në rritjen më të shpejtë në 21 vitet e fundit”, deklaroi Chris Williamson, ekonomist i IHS Markit.
Indeksi që mat sektorin dominant të shërbimeve në bllok u rrit në 60.4 pikë, nga 58.3 që ishte në qershor, niveli më i lartë që nga qershori i vitit 2006.
Por, përhapja me shpejtësi e variantit shumë të transmetueshëm, Delta, ka ndikuar më tej në zinxhirët globalë të furnizimit dhe ka rritur çmimet në fabrika dhe të lëndëve të para. Për këtë arsye, indeksi i përbërë për prodhimin në të ardhmen, ra në 67.8 pikë nga 71.9 që ishte në qershor./Scan tv/