Rritja e çmimit ta hekurit dhe drurit po e rrezikon ndërtimin, Evropa po tenton ta frenoj çakordimin e tregut

“Shteti ndërhyn dhe frenon rritjen e çmimeve të rritjes së armaturës dhe drurit”, është ky titulli që i ka pushtuar mediat italiane të cilat po raportojnë se ndërtimi është vënë në rrezik nga rritja e çmimit të materialit bazik.

Italia është shteti që eksporton më së shumti lëndë drusore, thotë e përditshmja la stampa.

Rritja e çmimeve të materialit bazik ndërtimor i ka aktivizuar bankat komerciale që të bëjnë oferta ndaj individëve që të investojnë dhe rinovojnë shtëpitë e tyre me kosto të përballueshme.

Reklama e sponzorizuar

Këto lloje të bankave fitojnë shuma të mëdha parash falë shitjes së kredisë së individëve dhe ndërmarrjeve të ndërtimit, raportojnë mediat italiane.

Në Itali kishin qarkulluar super ofertat për rindërtim deri në 110 përqind zbritje. Autoritetet e sigurisë italiane kanë ndërhyrë në sistemin e këtyre joshjeve për shkak të dyshimeve.

Pas lehtësimit të masave të pandemisë, tregu i ndërtimtarisë ka pësuar në tërë botën një çakordim e cila po tentohet nga shumë shtetet të frenohet dhe të kthehet në normalitet.

Rritja e çmimeve të drurit, hekurit dhe betonit tashmë shumë njerëz kanë hequr dorë nga projektet e tyre për ndërtim.

Edhe në Kosovë çmimi i materialit bazik ndërtimor ka filluar të shënojë ngritje. /Media Ndërtimi.