Shkarkohet Bordi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së sotme ka shkarkuar anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Deputetët kanë shkarkuar kryesuesin e bordit të ARH-së, Arsim Berishën, anëtarët Gëzim Qerimi, Shkumbin Hyseni dhe Ilmi Ahmetin me nga 62 vota për.

Reklama e sponzorizuar

Me votim të veçantë është shkarkuar secili anëtar i bordit. Rekomandimi për shkarkim të anëtarëve të bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave ka ardhur nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë.