Në bazë të një studimi të bërë në pesë qendrat regjionale të Kosovës, kërkesa për banime kolektive del të jetë ende i lartë, ani pse vendi është goditur financiarisht nga procesi i pandemisë.
“Recura” që është një ofrues i shërbimeve këshilluese kosovare dhe që përqendrohet në ofrimin e konsulencës për biznes, financa dhe menaxhim, thotë se analiza e tregut të ndërtimit dhe patundshmërive në përgjithësi është gjithnjë e në rritje, ku vet kjo industri është e katërta sa i përket punësimit apo 9.5% të punësuarve.
“Tregu i patundshmërisë, tregu i prodhimit, tregu financiar, tregu i ndërtimit ende nuk është i ngopur, përkundrazi kemi rritje të kërkesës. Nuk ka asnjë tregues që kërkesa është në rënie, edhe pse ka ngritje të çmimeve, por kjo ka rezultuar me faktin pozitiv që kualiteti dhe standardi i jetës është ngritur. Pra kemi një trend të rritjes së kërkesës së ndërtimit, por ende vërehet një disbalancë në mes të importit dhe eksportit të materialeve ndërtimore.”, tha Visar Dobroshi, partner menaxhues në “Recura”.
Tutje, studimi tregon se nëse para 5 vjetëve një banesë në Prishtinë është shitur brenda një periudhe prej më pakë se 12 muajve, tash pas çakordimit të tregut si pasojë e pandemisë, e njëjta banesë për t’u blerë nga pronari i ri duhet të bindet minimum dy vjet nga ndërtuesi.
“Duhet të ndërrohet qasja e shitjes së banesave. Çmimi nuk është gjithmonë determinues kryesor për shtijën e një banese; është lokacioni, reputacioni i ndërtuesit dhe kualitetit arkitekturor i një objekti banesor. Edhe pse ka shumë banesa në qendra komunale duke u ndërtuar, ato prapë nuk do të rrezikohet nga mos shitja. Ka tendencë të rritjes së çmimit të metrave katrorë të banesave”, thotë Dobroshi./Ndërtimi.info/