Kroacia ka njoftuar se do ta përdor figurën e shkencëtarit Nikola Tesla në monedhën e euro pas anëtarësimit të saj në Eurozonë.
Ky paralajmërim kishte ardhur nga vet kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, duke shtuar se monedhat prej 50 cent, 20 cent dhe 10 cent do të bartin imazhin e Teslas, përcjell Telegrafi
Po ashtu, Banka Kombëtare e Kroacisë ka propozuar që monedhat euro të cilat do të prodhohen nga vendi do përmbajnë tabelën e shahut, hartën e Kroacisë, alfabetin Glagolitik dhe Nikola Teslan.
Propozimi rifilloi një debat se kujt i përket shkencëtari i madh, në të cilin u bashkua Banka Kombëtare e Serbisë, duke thënë se vendosja e figurës së Teslas në monedhat euro të Kroacisë do të “përfaqësonte përvetësimin e trashëgimisë kulturore dhe shkencore të popullit serb”.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Tesla ishte “një gjeni që i përket njerëzimit” duke kundërshtuar lidhjet e Teslas me Kroacinë e sotme.
Për të, shkencëtari ishte “një amerikan me origjinë serbe, i lindur si serb, nga një baba serb dhe një nënë serbe dhe se familja e të cilit u vra pikërisht sepse i përkiste origjinës serbe”.
Mirëpo, presidenti kroat Zoran Milanoviq ka sugjeruar se Serbia mund ta propozojë imazhin e Teslas, kur ajo të hyjë në Eurozonë, duke shtuar se lidhja e Serbisë me shkencëtarin ka lidhje po aq sa ka me karateistin Bruce Lee.