“Rrëzohet” monedha europiane – Rënie pëson edhe franga dhe paundi

Monedha europiane ka pësuar një zbritje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me dje ka rënë  nën kuotën e 110 lekë teksa është blerë sot me 109.3 lekë dhe është shitur me 110.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Paundi britanik ka regjistruar zbritje të ndjeshme të verës këtë të mërkurë pasi krahasuar me ditën e martë blihet sot me 125.9 lekë dhe shitet me 127.3 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pasur rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të mërkure pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 111.9 lekë dhe është shitur me 113.1 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor vetëm Dollari amerikan ka pasur një rritje të kuotës ditën e sotme pasi në raport me dje është blerë sot me 102.2 lekë dhe është shitur me 103.2 lekë. /Scan tv/