Në jetën e përditshme, padyshim se keni hasur nëpër markete e dyqane termat Barcode dhe QR Code për skanim të produkteve.
Mirëpo edhe pse mund t’ju duken si kode të ngjashme, ato kanë disa dallime me njëra tjetrën.
QR kodet zakonisht janë kode të shpejta të cilat mund të lexohen në mënyrë të shpejtë nga kamera e celularit tuaj, e i cili mund të ruajë karaktere alfanumerike, simbole të gjuhëve të ndryshme, fotografi të ndryshme, zëra dhe informacione të tjera, kurse barkodet mund të ruajnë vetëm të dhëna alfanumerike të produkteve dhe jo ilustrime tjera.
Përderisa te barkodet mund të ketë edhe korrigjime të të dhënave, te QR kodet nuk mund të ketë kurrfarë korrigjimi të dhënash, përcjell Buletini Ekonomik.
‘Mbrojtësit e Konsumatorëve’ kanë njoftuar qytetarët se QR kodet kanë aftësinë për të mbajtur dhe paraqitur më shumë informacione në krahasim me barkodet të cilat mbajnë shumë pak informacione dhe zakonisht përdoren vetëm në supermarkete për skanim të produkteve. /Buletini Ekonomik/