Bill Gates: Inteligjenca nuk është gjithçka, ja çfarë ju nevojitet për të patur sukses!

Inteligjenca njerëzore ose siç themi ndryshe kapaciteti që gjithsecili ka karakterizohet nga perceptimi, vetëdija dhe vullneti thuhet të jetë ndër veçoritë që ose e ke ose nuk e ke në fakt nuk është e vërtetë.

Bill Gates edhe pse karrierën e tij e ndërtoi në aftësitë e forta matematikore tha se inteligjenca nuk është e njëllojtë për të gjithë.

“Isha aq naiv për grupe të ndryshme aftësish, mendoja se nëse dikush kishte një IQ të lartë ata mund të ishin të mirë në çdo gjë, por në fakt kjo nuk është e vërtetë.

Reklama e sponzorizuar

Ideja që ju nevojitej për të përzier këto lloje të ndryshme të aftësive së bashku, që gjithnjë kanë vazhduar të më befasojnë “.

Miliarderi mësoi se ka lloje të ndryshme inteligjencës dhe çelësi i suksesit është thjeshtë të gjeni tuajin.

“Inteligjenca merr forma të ndryshme, nuk është një dimensionale dhe jo aq e rëndësishme sa mendoja”, tha ai.

Në vitet 1980, psikologu Howard Gardener identifikoi nëntë lloje inteligjence. Në grafikun e mëposhtëm mund të gjeni atë se çfarë çdo lloj inteligjence mund të ofrojë.

Duke zbuluar dhe përqafuar llojin tuaj të inteligjencës ju do të ndaloni së krahasuari veten tuaj me të tjerët dhe do të gjeni një mjedis më të mirë për të punuar.

Për më tepër do të jeni më të vetëdijshëm për sa i përket aftësive që duhen për t’u zhvilluar./Scan tv/