Ekonomia e Afganistanit është e formuar nga “brishtësia” dhe “varësia nga ndihmat”.
Kjo është pasqyra shqetësuese e përcaktuar nga Banka Botërore, disa muaj para marrjes nën kontroll të vendit nga talibanët.
Perspektivat ekonomike duken edhe më të pasigurta tani, pasi ndihmat financiare tashmë janë të pasigurta.
Afganistani ka burime të konsiderueshme minerale, por situata politike ka penguar shfrytëzimin e tyre.
Në vitin 2019, shifrat e Bankës Botërore tregojnë se ndihmat përbënin 22 për qind të Prodhimit Kombëtar Bruto. Kjo është një shifër e lartë, por është shumë larg nga 49 për qind që Banka Botërore kishte raportuar 10 një dekadë më parë.
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas i kishte thënë trasmetuesit ZDF se, “ne nuk do të japim një cent nëse talibanët pushtojnë vendin dhe e fusin në zbatim Sheriatin”.
Korrupsioni
Brishtësia të cilës Banka Botërore i referohet ilustrohet nga nivelet shumë të larta të shpenzimeve për sigurinë para marrjes së talibanëve: 29 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, krahasuar me një mesatare prej 3 për qind për vendet me të ardhura të ulëta, përcjell Telegrafi.
Siguria dhe aferat korruptive qëndrojnë prapa një problemi tjetër të vazhdueshëm në Afganistan: Investimet e Huaja Direkte vazhdojnë të janë të ulëta.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në dy vitet e fundit nuk ka pasur investime të reja “Greenfield”, të cilat përfshijnë një biznes të huaj që fillon një operacion nga fillimi.
Banka Botërore e përshkruan sektorin privat të Afganistanit si të dobët. Punësimi është i përqendruar në bujqësinë me produktivitet të ulët, ku 60 për qind e familjeve marrin disa të ardhura nga ky sektor.
Vendi gjithashtu ka një ekonomi informale të theksuar. Ka miniera ilegale dhe natyrisht prodhim të opiumit e aktivitete të ngjashme, si kontrabanda. Tregtia e drogës ka qenë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për talibanët.
Pasuritë minerale
Shifrat për Afganistanin nuk janë të besueshme, por ajo që ata tregojnë, sipas Bankës Botërore, është rritja mesatare vjetore prej më shumë se 9 për qind që nga viti 2003. Pas kësaj, ajo u ngadalësua në një normë mesatare prej 2.5 për qind, midis viteve 2015 dhe 2020.
Vendi ka burime të rëndësishme natyrore, të cilat në kontekstin e një gjendje më të mirë të sigurisë, do të ishin tërheqëse për biznesin ndërkombëtar, përcjell Telegrafi.
Janë në dispozicion me sasi të konsiderueshme disa lloje të mineraleve, përfshirë bakrin, kobaltin dhe qymyrin. Gjithashtu ka naftë, gaz dhe gurë të çmuar.
Një mineral me potencial është litiumi, që përdoret për prodhimin e baterive. Aplikimi i këtij metali do të jetë veçanërisht i rëndësishëm pasi industria motorike bën kalimin në format e transportit me emetim me zero karbon.
Në vitin 2010, një gjeneral i lartë amerikan i kishte thënë New York Times, se potenciali mineral i Afganistanit ishte “mahnitës”. Gazeta gjithashtu raportoi se një dokument i brendshëm i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, kishte thënë se vendi mund të bëhej “Arabia Saudite e litiumit”.
Megjithatë, ky potencial nuk po shfrytëzohet dhe se populli afgan nuk ka parë ndonjë përfitim nga ky mineral, përcjell Telegrafi.
Fuqitë e huaja
Është raportuar që Kina është e etur për t’u përfshirë në Afganistan. Duket se ka marrëdhënie më të mira me talibanët sesa vendet perëndimore, kështu që mund të ketë një avantazh nëse regjimi i ri mban pushtetin.
Një faktor tjetër që ka të ngjarë të ndikojë në ekonominë e vendit është punësimi i grave. Në dekadën e fundit, përqindja e popullsisë së femrave të punësuara është rritur në mënyrë të dukshme, megjithëse në vitin 2019 ishte 22 për qind më e ulët ashtu siç e parashikojnë standardet ndërkombëtare.
Në të ardhmen e afërt, ekziston gjithashtu një pasiguri e madhe në lidhje me stabilitetin financiar. Turma njerëzish janë përpjekur të tërheqin paratë e tyre nga bankat.
Shtypi afgan me bazë në Pakistan raportoi se një zëdhënës taliban ka ofruar garanci për pronarët e bankave, këmbyesit e parave, tregtarët dhe shitësit e dyqaneve se jeta dhe prona e tyre do të mbrohet.
Është tronditës fakti që ka edhe pyetje në lidhje me sigurinë fizike të operatorëve financiarë. Ata duhet të kenë besim nëse sistemi financiar i Afganistanit do të funksionojë. Por gjithashtu ka nevojë që klientët të ndiejnë se paratë e tyre janë të sigurta. Mirëpo, kjo nuk do të ndodhë shpejt.