Mbretëria e Bashkuar ka një ndikim të jashtëzakonshëm ekonomik – është vendi i 80-të më i madh, por ka GDP-në e 5-të më të madhe në botë. Pasiguria rreth Brexit ka shkaktuar që ekonomia në Mbretërinë e Bashkuar të marrë një ‘goditje’. Paundi britanik ka humbur 14% të vlerës kundrejt dollarit amerikan që nga referendumi i vitit 2016.
Ja disa fakte të besueshme për ekonominë e Britanisë së Madhe.
Britania e Madhe ka GDP-në e pestë më të madhe në botë pavarësisht se është vendi i 80-të sipas madhësisë
Pavarësisht Brexit, Britania e Madhe ka pasur një prodhim të brendshëm bruto të fuqishëm prej 2,64 triliardë dollarësh në vitin 2017, sipas Bankës Botërore. Vendi vazhdon të ketë GDP-në e pestë më të madhe në botë, pas SHBA-ve, Kinës, Japonisë dhe Gjermanisë.
Britania e Madhe nuk njihet si një vend i naftës, por nafta e papërpunuar ishte eksporti i saj i tretë më i madh në 2018
Eksportet e naftës kanë qenë 17.8 miliardë dollarë në 2018, sipas Observatorit për Kompleksitetin Ekonomik në MIT. Factbook botëror i CIA-s e rendit Mbretërinë e Bashkuar si prodhuesin më të madh të 21-të të naftës bruto, me një prodhim të parashikuar prej 933,000 fuçish në ditë në vitin 2016.
Paundi britanik ka humbur 14% të vlerës, kundrejt dollarit amerikan që nga referendumi i Brexit në vitin 2016
Që nga referendumi i Brexit në qershor 2016, paund ka rënë 14% kundrejt dollarit amerikan, megjithëse monedha britanike është rikthyer pjesërisht në disa raste. BBC raportoi se familjet në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur në mënyrë efektive 900 paund, ose rreth 1,140 dollarë, për shkak të trazirave të monedhës që rrethojnë Brexit.
Një Brexit pa marrëveshje mund ta dërgojë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar në një recesion më të thellë se 2008
Brexit ka sjellë krizë në Britaninë e Madhe, dëmtimi i ekonomisë britanike mund të përkeqësohet. Nëse Britania e Madhe largohet nga BE pa një marrëveshje të negociuar, GDP e vendit mund të përkeqësohet me 8% dhe papunësia mund të rritet me 7.5%, sipas parashikimeve të Bankës së Anglisë. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka përsëritur këtë parashikim.
Mbretëria e Bashkuar ka numrin e pestë më të madh të miliarderëve pavarësisht se ka popullatën e 21-të më të lartë
Mbretëria e Bashkuar kishte 145 miliarderë në vitin 2018, duke e bërë atë vendin e pestë me miliarderët më të mëdhenj në botë. Britania e Madhe ka një popullsi prej 67 milionë, që do të thotë një nga çdo 462,000 apo më shumë britanikë është një miliarder. Kjo ka të bëjë me të njëjtin ritëm si Shtetet e Bashkuara, ku një nga 466,000 apo më shumë amerikanë është një miliarder.
Buckingham Palace është shtëpia më e shtrenjtë në botë
Sipas Architectural Digest, Pallati Buckingham, shtëpia e familjes mbretërore britanike, është shtëpia më e shtrenjtë në botë, e vlerësuar me 1.55 miliardë dollarë. CNBC vlerësoi vlerën neto të familjes mbretërore me 1 triliard dollarë, e dyta pas shtëpisë së monarkëve në Arabinë Saudite.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë është punëdhënësi i 5-të më i madh në botë
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) siguron kujdes shëndetësor falas në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu ofron shumë punë. Forbes renditi NHS si punëdhënësin e pestë më të madh në botë, me 1.5 milionë punonjës./Scan tv/