Home Ekonomi Financiarisht të sigurtë, edhe kur udhëtojmë

Financiarisht të sigurtë, edhe kur udhëtojmë

Një shprehje e vjetër thotë: paraja lëviz botën! Por, nëse këtë shprehje e kthejmë në të kundërt,çfarë ndodh? Sa e lehtë është për paranë të përshkojë të gjithë botën? Cilat janë disa nga pengesat e këtij udhëtimi financiar nga një vend në tjetrin?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë në varësi të: operatorit të përzgjedhur për kryerjen e transfertave; metodën e përzgjedhur për kryerjen e transfertës dhe korridorin ku do të kryhet pagesa. Në ditët e sotme, falë edhe zhvillimit të teknologjisë digjitale dhe fleksibilitetit të operatorëve të transfertave të parave, siç për shembull, EasyPay dhe Ria Money Transfer, shërbimet financiare janë më gjithëpërfshirëse se kurrë, dhe ka një sërë alternativa për zgjedhje e kryerjen e transfertave të parave, qofshin këto kombëtare ose ndërkombëtare.

Lëvizja e monedhave në botë

Reklama e sponzorizuar

Supozojmë se jeni duke udhëtuar, nga një qytet në tjetrin, ose nga një shtet në tjetrin.  Në të gjithë rrugëtimin tuaj, paraja duhet të udhëtojë bashkë me ju dhe mbi të gjitha, të jetë e pranishme kudo që ju gjendeni. Cila është mënyra më e mirë për të lëvizur nga një monedhë në tjetrën dhe nga një vend në tjetrin? Të kuptosh dhe të mbash llogaritë nga një kurs këmbimi në tjetrin, nga një vend në tjetrin? Shumë pyetje që lodhin mendjen!

Në ditët e sotme, kartat e kreditit dhe aplikacionet e pagesave në telefon janë opsioni i parë që na vijnë në mëndje. Megjithëse, ato kanë benefitet e tyre të padiskutueshme, pjesa më e madhe e popullsisë në botë ende nuk janë përfshirë tek “udhëtarët pa para fizike”.

Paraja fizike është ende e rëndësishme

Me gjithë zhvillimet teknologjike në sektorin financiar, ende nuk ka arritur momenti ku telefoni apo kartat e kreditit të jenë metoda  universale të kryerjes së pagesave. Në shumë shtete, përfshirë këtu edhe vendin tonë, nëse nuk ke para fizike në xhep mbetesh pa paguar dhomën e hotelit, transportin publik apo edhe ndonjë vakt në restorant. Nëse alternativa është tërheqja e parave nga ndonjë pikë ATM, duhet me patjetër një plan rezervë! Nuk janë të pakta rastet kur një ATM është jashtë funksionit; për më tepër, ATM-të në mjaft vende janë në zhdukje, kjo si pasojë e zhvillimit dhe transformimit të teknologjive në shërbimet financiare.

Me gjithë zhvillimet teknologjike dhe edukimin financiar të mundësuar nga kompani e media të ndryshme në botë, paraja fizike mban ende vendin e saj favorizues në botë. Duke e kuptuar dhe vlerësuar këtë rol, EasyPay falë bashkëpunimit të saj me operatorin e tretë më të madh në botë në fushën e remitancave, Ria Money Transfer, I vjen në ndihmë të gjithë klientëve të saj me një prezencë të shtrirë në më shumë se 160 shtete në të gjithë botën. Nëse dikush është duke udhëtuar për qejf ose biznes nga një shtet në tjetrin, paratë e tij do të lëvizin shpejtësi dhe siguri, në mënyrë efektive dhe eficiente nëpërmjet këtij rrjeti. Si ndodh kjo e shpjegojmë më poshtë.

Lehtësia e parave, kudo dhe kurdo 

EasyPay dhe Ria Money Transfer kanë një rrjet mjaft të gjerë në të gjithë botën, me më shumë se 500.000 pika fizike; çka do të thotë se kudo shkojmë, asnjëherë nuk do të jemi shumë larg nga një agjent Ria Money Transfer.

Klientët EasyPay-Ria që kanë përdorur lehtësinë e rrjetit të gjerë të agjentëve në çdo vend të botës dhe kanë përfituar nga avantazhet e tarifave të ulëta të transfertave të parave, nuk rrezikojnë të udhëtojnë me shuma të mëdha në portofol. Nëse udhëtojmë me portofolin plot me para, është gjithmonë frika e vjedhjes apo humbjes së tij; ndaj zgjedhja e dërgimit të parave në destinacionin e udhëtimit dhe marrja e tyre në një agjent lokal në momentin e arritjes në atë destinacion, mbetet opsioni më i sigurt dhe i shpejtë! Me EasyPay dhe Ria është aq e thjeshtë; mjafton vetëm një mjet identiteti dhe kod 11 shifror për të kryer transaksione të sigurta.

Paraja në vitin 2021

Nisja e fushatës së vaksinimit në mbarë botën dha shpresë pas një viti totalisht të paralizuar për industrinë e udhëtimit dhe atë të turizmit, si edhe rigjenerimin e ekonomisë globale. Bizneset nuk janë e vetmja arsye përse njerëzit transferojnë para nga një vend në tjetrin. Tashmë ne jetojmë në një fshat global, me njerëz që lëvizin nga një qytet në tjetrin, nga një shtet apo kontinent në tjetrin për arsye pune ose edukimi, ose edhe për kënaqësi. I gjithë ky ndryshim në demografikë dhe mënyra jetese luan një rol të rëndësishëm në kërkesën për transferta momentale të parasë, brenda dhe jashtë vendit. Ndërkohë që gjithkush mund të arrijë në aeroport, mund të rezervojë një biletë, apo edhe të jetë në një shtet tjetër, vetëm brenda disa orësh, do dukej e çuditshme që paraja elektronike mos të bënte të njëjtën gjë. Duke përfituar nga kjo mundësi që tregu paraqet, EasyPay zhvilloi më tej platformën e saj të pagesave duke mundësuar edhe në tregun vendas transfertat e parasë, në kohë reale, për dy kanalet më të përdorura të sajat: aplikacioni EasyPay dhe rrjeti i Agjentëve EasyPay në të gjithë vendin. Pra, cilado qoftë  arsyeja e lëvizjes në të gjithë Shqipërinë, pune apo personale, gjithkush mund të dërgojë para në kohë reale tek familjarët, miqtë apo partnerët e biznesit, kudo që ata të ndodhen. Dërgesat momentale të parasë kudo në vend, janë mënyra më e lehtë për të ndihmuar të afërmit në pagesa ilaçesh, këste kredish apo shkolle, pagesa utilitetesh, blerje online dhe bileta eventesh apo edhe për para xhepi.

Zhvillimet e shumta teknologjike në sektorin financiar kanë ndikuar në mënyrat tradicionale të transfertave të parave, duke e zëvendësuar atë gjerësisht me paranë elektronike. Po përdoret kudo, nga të gjithë sektorët në përditshmërinë e tyre në kryerjen e transfertave të parave ndaj individëve të tjerë apo edhe kundrejt pagesave për furnitorë të ndryshëm, duke ndikuar kështu pozitivisht në ekonomitë lokale dhe komunitetet përreth.