Fitimet e kompanive botërore po dëmtohen nga varianti Delta i COVID-19

Fitimet e korporatave botërore të shënojnë rënie në tremujorin e tretë të këtij viti, për herë të parë në 18 muajt e fundit, pas fitimeve rekord në periudhën prill-qershor.

Sipas përllogaritjeve të Reuters, përhapja e variantit Delta të COVID-19 ka çrregulluar zinxhirin botëror të furnizimit dhe ka rritur kosotot e punës.

Stimujt masivë fiskalë për të mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë botërore gjeneruan një kërkesë të lartë konsumaatore në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa kompanitë që përballeshin me mungesë të furnizimit dhe rënien e rezervave, rritën çmimet për të kompensuar rritjen e kostove të inputeve.

Reklama e sponzorizuar

Kjo ndihmoi në rritjen e fitimeve neto të kombinuara të 2,542 kompanive botërore, me një kapitalizim tregu prej 734 miliardë dollarë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Por, fitimet parashikohet të shnojnë rënie me rreth 8 për qind në periudhën korrik-shtator, në një mesatare prej 678.2 miliardë dollarë.

Fitimet e kompanive amerikane parashikohet të bien me 7.2 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, pasi u rritën me 12.4 për qind në tremujorin e dytë. Një dollar më i fortë po dëmton eksportuesit amerikanë dhe një rënie e mëtejshme e normave të interesit mund të “ngrijë” fitimet e bankave.

Gjithashtu, fitimet e firmave evropiane dhe aziatike parashikohet të shënojnë rënie prej 10.3 për qind dhe 9.6 për qind respektivisht. Sipas sektorëve, pronat e paluajtshme, ai financiar dhe sektori konsumator pritet të bien me 22.2 për qind, 18.8 për qind dhe 16.2 për qind respektivisht.

Analistët shprehen se në disa raste, kompanitë do të jenë në gjendje të kalojnë kosto më të larta te konsumatorët e tyre, por nëse nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë atëherë marzhet e fitimit do të shënojnë rënie.