Bukuresht, gusht 2021/ Rumania tradicionalisht ka qenë konkurrente me shtetet e tjera të Evropës sa i përketë çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët industrial. Mirëpo, sipas të dhënve statistikore evropiane, pas rritjes së çmimit të rrymës që ndodhi ditë më parë në tregun rumun kjo përparësi nuk ekziston më.
Çmimi mesatar i energjisë elektrike të cilin e paguajnë konsumatorët e vegjël dhe të mesëm industrial (me konsum vjetor ndërmjet 500 dhe 2.000 megavatë-orë) është rritur në BE për 39 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njejtën periudhë të 2020-tës, sipas të dhënave të DG Energy, transmeton sajti rumun e-nergia.ro.
Çmimi mesatar në BE ka qenë 13,02 centë për një kilovat-orë, pa TVSH. Rumania edhe më tutje e ka çmimin mesatar diçka më të ulët për konsumatorët e vegjël dhe të mesëm industrial (12,19 centë). Mirëpo, sado që ky çmim është ende nën mesataren evropiane, ai është më I larti në krahasim me vendet që përkufizojnë Rumaninë.
Në fund të tremujorit të parë të këtij viti ky çmim në Hungari ishte 9,4 euro centë, në Bullgari 8, 43 centë, në Greqi 10,66 dhe në Poloni 11,47.
Cmimi në Rumuni është I njejtë me atë që paguajnë konsumatorët industrial në Austri dhe në Sllovaki./Buletini Ekonomik/











