KEDS: Zjarret po rrezikojnë furnizimi me energji për konsumatorët

Zjarret e shkaktuara nga pakujdesia e personave të papërgjegjshëm dhe nga temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vend, përpos që rrezikojnë banorët, njëkohësisht po rrezikojnë edhe furnizimin me energji elektrike.

KEDS ka thënë se është shqetësuese rritja e vazhdueshme e rasteve ku sipërfaqe të mëdha pyjore dhe fushore po përfshihen nga zjarret dhe për pasojë konsumatorët tanë po mbesin me orë të tëra pa furnizim me energji elektrike.

Reklama e sponzorizuar

“Nga këto zjarre, në asetet e KEDS po shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale. Për shkak të terrenit pastaj të pa qasshëm për makineritë e rënda, ekipet tona po detyrohen që bartjen e materialit dhe pajisjeve tjera ta bëjnë duke depërtuar në këmbë, duke e bërë mjaft sfiduese punën. Kjo po ndikon edhe në kohëzgjatjen e punimeve”, thuhet në njoftim.

Kësisoj, KEDS bën apel tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre të cilat rrezikojnë furnizimin me energji për konsumatorët.