Kishte prodhuar dhe shpërndarë artikuj të dëmshëm ushqimor, arrestohet një person në Istog

Është ndaluar një persona në Istog pasi kishte prodhuar dhe vendosur në qarkullim produkte të dëmshme ushqimore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari në automjetin e tij kishte të ngarkuar produkte të ndryshme ushqimore të mishit.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull, pasi që në automjetin e tij kishte të ngarkuar produkte të ndryshme ushqimore të mishit. Inspektori i AUV-it ka konstatuar se automjeti nuk i plotëson kushtet për transport të mishit”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Me vendim të prokurorit, produktet ushqimore i dorëzohen zyrtarëve të AUV-it për procedurë të mëtutjeshëm.