Kursi i këmbimit/ Dollari fillon ‘rënien e lirë’. Sa këmbehen sot Euro, Paundi dhe Franga?!

Dollari amerikan ka shënuar këtë të martë një rënie të vlerës në ndryshim nga gati 10 ditë që vetën ka regjistruar rritje të kuotës duke u blerë sot me 103.3 lekë dhe duke u shitur me 104.1 lekë.

Ndërkaq monedha europiane nga ana tjetër ka shënuar një rritje të vlerës ndryshe nga ditët e tjera teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 121.4 lekë dhe është shitur me 122 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik blihet sot me 141.2 lekë dhe shitet me 142.5 lekë në raport me ditën e djeshme duke pësuar kështu një zhvlerësim të lehtë në raport me Lekun.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane ka rikuperuar pikë krahasuar më ditën e hënë duke u blerë këtë mëngjes me 112.8 lekë dhe duke u shitur me 113.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN Tv/