Kjo e Enjte ka shënuar një rritje të përgjithshme të valutave kryesore kundrejt monedhës vendase. Kështu Euro është blerë këtë mëngjes me 121.2 lekë dhe është shitur me 121.9 lekë duke shënuar një rritje në raport me ditën e djeshme.
Paundi britanik ka fituar gjithashtu pikë këtë të enjte teksa është blerë sot me 141.6 lekë dhe është shitur me 142.7 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan nuk është ndalur as ditën e sotme duke fituar sërish pikë sikurse çdo ditë të kësaj jave teksa blihet sot me 103.3 lekë dhe shitet me 104.3 lekë.
Franga zvicerane është forcuar sërish këtë mëngjes krahasuar me dje pasi është blerë sot me 112.5 lekë dhe është shitur me 113.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/