Kuvendi zgjodhi bordin e ri të AKP-së

Kuvendi i Kosovës

Me 60 vota për dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dje bordin e ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Nazmi Mikullovci është votuar si kryesues i AKP-së, ndërsa anëtar i bordit janë Suzana Dautaj-Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.

Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Reklama e sponzorizuar

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ngriti pikëpyetje për kandidatët e propozuar për bord të AKP.

Muaj më parë, Kuvendi shkarkoi bordin e kaluar nga udhëheqja e AKP-së.