“Mbretëresha” e kriptovalutave zhduket me 13 miliardë dollarë në Bitcoin

Dr. Ruja Ignatova ishte tekstualisht “Mbretëresha e kriptovalutave” – ose të paktën këtë donte që investitorët e saj të besonin.

Sipërmarrësja e arsimuar në universitetin e Oxford ndërtoi një perandori kibernetike duke bindur më shumë se një milionë njerëz në të gjithë botën të investojnë në atë që quante “Vrasësi i Bitcoin”, duke iu referuar monedhës së saj virtuale “Onecoin”, shkruan britanikja “The Sun”.

Reklama e sponzorizuar

Evente të shkëlqyeshme shitjesh dhe premtime për ‘para të thjeshta’ me anë të kuponave të saj OneCoin, nisën të bënin zhurmë nëpër botë – me evente promovuese edhe në Wembley të Londrës.

Por pa një sistem kompjuterik për llogaritjet e menaxhimin e kriptomvalutës, OneCoin nuk kishte asnjë vlerë.

Kjo ashtu si disa iniciativa të tjera, Onecoin ishte një nga kriptomvaluta e dështuara që reklamoheshn për “sukses të padiskutueshëm”.

Më pas gruaja u zhduk nga qarkullimi me rreth 13 miliardë dollarë në vlerë Bitcoin, në atë që llogaritet si nga mashtrimet më të mëdha në botë.

Kur Dr Ruja u zhduk në mënyrë misterioze në 2017, investimi i saj rezultoi se nuk ishte asgjë më shumë se një skemë piramidale, transmeton tch.

Tashmë edhe katër vjet më vonë, ideuesja e OneCoin mbetet në arrati.

Bashkëthemeluesi i saj Sebastian Greenwood u arrestua në 2018 bashkë me vëllain e gruas, Konstantin Ignatov, dhe u shpallën fajtorë për pastrim parash në 2019. Ata ende nuk janë dënuar por mund të marrin deri në 90 vjet burg.

Konstantin thotë se herën e fundit që ka dëgjuar nga e motra ishte ajo i kishte thënë se kishte krijuar një “pasaportë të madhe”.

Ai thotë se gruaja i kishte kërkuar të rezervonte fluturime për në Vjenë e në Athinë, por askush nuk e di nëse Dr. Ruja i bëri këto fluturime, dhe as se ku ndodhet tani.

Familja e saj kishte emigruar në Gjermani kur ajo ishte 10 vjeçe, por ka sugjerime se fshihet në Dubai, ku një nga viktimat e mashtrimit ka ngritur padi se 500 milionë dollarë nga paratë e saj janë ende në banka.