Murati nënshkruan vendimin për subvencionimin e pagës 50% për të gjitha gratë që punësohen

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për operacionalizimin e masës 1.3. për mbështetjen e grave në punësim tash e tutje.

Përmes këtij vendimi, pritet të bëhet subvencionimi i pagës për 50%, me një vlerë të 170 euro maksimumi, për tre muajt e parë të punës për të gjitha gratë që punësohen nga korriku i këtij vitit (2021) e tutje.

“Me këtë masë parashihet subvencionimi i pagës për 50% (max 170 euro) për tre muajt e parë për të gjitha gratë që punësohen nga periudha tatimore korrik/2021 e tutje”, thuhet në njoftimin e Muratit.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë pas tre muajve të parë, ato do të sunbvencionohen me vetëm 10% të pagës bruto të tyre.

Mirëpo, ministri Murati ceku edhe një kusht tjetër për gratë që do të përfitojnë nga kjo masë, i cili është se të punësuarat e reja, nuk duhet të figurojnë aktive në periudhën tatimore qershor 2021, për të përfituar nga ky vendim.

Aplikimi, njësoj sikurse edhe për Masën 1.2, do të bëhet përmes sistemit EDI të ATK-së, njoftoi tutje ministri.