Autoriteti Portual i Durrësit njofton se për arsye të avarisë së rendë të anijes së linjës GNV në Itali, nuk do të ketë nisje nga Porti i Durrësit drejt Ankonës deri në datën 30.08.2021 dhe deri në një njoftim të dytë mbi rikthimin në funksion të linjës.
Sips njoftimit lundrimet ditore drejt Barit me linjat Adria Ferries dhe Duni Port Agency/Ventouris (shih foton bashkëlidhur), do të vijojnë lundrimet normalisht gjatë ditës së sotme dhe përgjatë fundjavës, (28-29.08.2021).
APD bën me dije se për oraret e nisjes së trageteve në kohë reale, mund të klikoni në faqen zyrtare te Autoritetit Portual Durrës, www.durresport.al , në Rubrikën PASAGJERËT ndërsa fton udhëtarët të kontaktojnë për çdo paqartësi me agjencitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit, si dhe në linjën tonë të GJELBËR 0800 73 74 në funksion 24 h.
APD gjithashtu rikujton udhëtarët dhe drejtuesit e automjeteve për detyrimin e tyre të respektojnë protokollet anti-Covid, distancat e sigurisë dhe mbajtjen e maskave në ambientet e Portit dhe në bord të anijeve.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Administrata Detare dhe Autoriteti Portual Durrës njoftojnë se po marrin masa që Operatorët e Trageteve të normalizojnë kalendarin e lundrimeve drejt Italisë përfshirë mundësinë për të siguruar zëvendësim apo shtesë anijesh, duke respektuar të drejtën e pasagjerëve për rimbursim në rast anulimesh sipas legjislacionit dhe standardeve të transportit detar./Scan TV/