Pse diamantet janë gurët më të shtrenjtë në treg?

Diamantet janë ndër gurët  më të rrallë dhe prandaj kostoja e tyre mund të jetë shumë e lartë, deri në 52 mijë euro për karat.

Për të marrë një diamant një karat të kualitetit të mirë (që është pa ngjyrë dhe pa gjurmë të karbonit të kristalizuar) është  e nevojshme të nxirret dhe përpunohet 250 ton kimberlite, shkëmbi brenda të cilit është më e lehtë për t’i gjetur ato. Vlera e çdo guri të çmuar përcaktohet nga katër parametra: Pesha (shprehur në karat: një karat është e barabartë me 200 miligram), ngjyra, qartësia dhe prerja. Tre të parat varen nga natyra e gurit, e fundit nga ndërhyrja e njeriut. Një diamant me cilësi të mirë duhet në të vërtetë të ketë një prerje të mirë që rrit shkëlqimin dhe lejon që ajo të lëshojë sasinë maksimale të dritës.

Reklama e sponzorizuar

Në të kaluarën diamantet konsideroheshin simbol pasurie dhe shquarje aq shumë sa që nga periudha e mesjetës sovranët nga e gjithë bota kanë kërkuar që të mbledhin sa më shume diamante.Disa prej tyre janë bërë të famshëm: diamanti blu nga India, thuhet se është  bartës i fatit të keq, ndërsa Kho-I-Noor (Mali i Dritës), gjithashtu Indian, sipas legjendës i përkiste një idhulli para se të vidhej gjatë një plaçkitjeje. Diamanti më i madh i gjetur deri më tani është Cullinan: pesha e parë ishte 3106 karat./SCAN TV/