Pse vjedhin njerëzit e pasur?

Tassilo Keilmann, Drejtori i Përgjithshëm dhe udhëzuesi i hoteleve Wellness Heaven, anketoi hotelierët nga e gjithë bota duke kërkuar detaje mbi sendet e vjedhura nga pronat e tyre në shtator dhe tetor të vitit të kaluar. Ai u befasua kur zbuloi se një ndër sendet më të vjedhura ishte “Goldfinger”, nga banjo e një hoteli me gjashtë yje në Dubai. Po aq e habitshme ishte edhe tregimi se si mekanikët profesionistë çmontuan një super-karikues Tesla nga garazhi i një prone tjetër në Itali.

Përveç zgjuarsisë së një pandershmërie të tillë, një tjetër element i sondazhit u dallua: gjasat që sende me vlerë të lartë të vidhen janë më të mëdha në hotele me 5 yje sesa hotelet modeste. Vizitorët e pasur, me fjalë të tjera, vjedhin më shumë sesa udhëtarët e zakonshëm.

“Është krimi i përsosur, sepse hotelet me pesë yje nuk duan të shkojnë në polici dhe të rrezikojnë reputacionin e tyre,” tha Keilmann.

Reklama e sponzorizuar

Nuk janë vetëm hotelet që përballen me një problem të tillë. Edhe vjedhja në dyqanet me pakicë është një problem që duhet konsideruar. Një studim i vitit 2008 në Gazetën Amerikane të Psikologjisë sugjeroi që njerëzit e pasur – të konsideruar si ata me të ardhura familjare mbi 70,000 dollarë – kishin 30% më shumë të ngjarë të vidhnin nga ndonjë dyqan sesa ata që bënin 20,000 dollarë.

Vjedhja e njerëzve të pasur nuk është e drejtuar nga nevoja; është një fenomen i njohur si “vjedhje e pandërgjegjshme”. Kriminologu dhe ish-detektivi John C. Brady e ka kaluar karrierën e tij duke ndjekur këtë fenomen.

“Ekziston një ndjenjë e rrënjosur thellë në trurin e tyre, e rrjedhimisht, në fund të fundit, të pasurit janë të varur nga vjedhjet.”, thotë Brady

“Sa më shumë para të keni, dhe sa më të lartë ta keni statusin social, aq më shumë përparësi i jepni interesit tuaj vetjak. Të pasurit e shohin këtë sjellje jo si imorale, por përkundrazi një rezultat i domosdoshëm i rrethanave të tyre. Për shumë njerëz të pasur, vjedhja bëhet si një lojë, duke u përpjekur që t’ia hedhin sigurisë së dyqaneve apo hoteleve, e duke i mbushur mendjen vetes se kanë më shumë aftësi seç kanë në të vërtetë. Është jetike për ta!”, ka mbyllur përshkrimin Brady./Scan Tv/