Rreziku i transmetimit të virusit nëpërmjet kartëmonedhave është shumë i ulët

Euro

Rreziku që një person të infektohet me koronavirus përmes parave  është shumë i ulët. Ky është përfundimi i një studimi nga ekspertë të Bankës Qendrore Europiane (BQE) dhe Departamentit të Virologjisë Mjekësore dhe Molekulare të Universitetit Ruhr Gjerman në Bochum.

Kjo ka qenë një pyetje që ka shqetësuar shumë ekspertë që nga fillimi i pandemisë. Ekspertët zhvilluan një eksperiment që kontrollon në mënyrë specifike sa grimca virale infektive mund të transferohen nga paratë në kushte reale.

Studiuesit vunë re se në çelik inox koronavirusi  ishte ende i pranishëm pas shtatë ditësh, në kartëmonedhë prej dhjetë eurosh ishte zhdukur plotësisht pas 3 ditësh. Sa për monedhat, virusi nuk nuk është ngjitës pas gjashtë ditësh në monedhën 10 cent, pas dy ditësh në monedhën një euro dhe pas vetëm një ore në monedhën pesë cent.

Reklama e sponzorizuar

Kjo për arsye se monedha është prej bakri. Edhe pse virusi mund të qëndrojë për ditë të tëra, veçanërisht në kartëmonedha, vlerësohet se është e rrallë që një person të infektohet përmes kësaj rruge, pasi  kërkohet një ngarkesë e lartë virale, gjë që zakonisht nuk ndodh me paratë e gatshme .

Studiuesi kryesor Daniel Todd tha se “në kushte reale, koronavirusi nuk ka gjasa të transmetohet nga paratë e gatshme.” Kjo është në përputhje me studimet e tjera që në shumicën dërrmuese të rasteve, Covid-19 ka ndodhur në mënyrë aerogjene.

Pavarësisht frikës fillestare, infeksionet në sipërfaqe duket se janë pothuajse inekzistente. Edhe pse studimi kishte të bënte me variantin alfa të koronavirusit (“Britanik”), studiuesit vlerësojnë se varianti Delta (“Indian”) vepron në të njëjtën mënyrë.