Rrushi i Rahovecit mbetet në stoqe pa u shitur

Vreshtarët e komunës së Rahovecit thonë se nuk po dinë as ti gëzohen punës së tyre gati një vjeçare në fushë , pasi edhe pse ka rendiment, problem ngelet tregu. Importi i rrushit nga jashtë po e konkurron prodhimin vendor.

Verëtarët thonë se po bëjnë përgatitjet për të pranuar rrushin e fermerëve që kanë kontraktuar, por podrumet e tyre janë të mbingarkuar me verë, për shkak të pandemisë dhe mbylljes së gastronomisë.

Kryetari i komunës Smajl Latifi thotë për RTK se palët ende nuk janë takuar, por prodhimi nuk do të ngelet në vreshta.

Reklama e sponzorizuar

Vjelja e rrushit të tryezës ka filluar ka dy javë, për pak ditë duhet të nisë edhe vjelja dhe grumbullimi i rrushit të verës . Marrëveshjet  në mes të vreshtarëve – verëtarëve dhe përkrahjes së institucioneve të vendit duhet të bëhen sa më shpejt, pasi koha është e kufizuar dhe prodhimi nuk i reziston as motit të nxehtë e as lagështirës, thonë fermerët.