Toyota me projekt për gjenerim të hidrogjenit të gjelbër për fabrikat e saj prodhuese

Toyota Motor Corporation së bashku me një kompani të madhe të ndërtimit do të fillojë projektin për të përdorur hidrogjenin e prodhuar me energji gjeotermale.

Obayashi Corporation ka ndërtuar një impiant të hidrogjenit në qytetin e Kokonoe, në Prefektura Oita në Kyushu.

Lajmin e ka bërë të ditur NHK World – Japan, ku është raportuar se impianti do të përdor energji elektrike të fituar me energji gjeotermale për të dekompozuar ujin për të prodhuar hidrogjen të gjelbër.

Reklama e sponzorizuar

Me anë të kësaj metode, kompania synon që të zhvilloj proceset e saj të prodhimit pa gjurmë të kabonit apo duke mos liruar dioksid të karbonit.

Hidrogjeni më pas do të transportohet tek fabrika e Toyota në Prifekturën Fukuoka në Kyushu që do të përdorë në qelizat e hidrogjenit në kamionçinë.

Prodhuesi i automjeteve veçse ka filluar të vë në fuksion këtë metodë, duke shfrytëzuar hidrogjenin si një karburant për një automjet që ka motor hidrogjeni në një garë që të mbahet në Oita.

Ndryshe, Toyota veçse është duke bërë shitjen e automjeteve me qelizë karburanti të hidrogjenit në treg pasi shikon hidrogjenin si një burim energjie të gjeneratës së ardhshme.
Presidenti i Toyta, Toyoda Akio, ka thënë se kompania do të kërkojë më shumë partner për të implementuar një shoqëri të drejtuar nga hidrogjeni. /kosovo.energy/