Vazhdon kontrabanda në kufirin Serbi-Kosovë

Policia ndalon një rast të tillë kontrabande me mallra në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.

Njësia patrulluese e policisë kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Muqivercë gjatë patrullimit në zonën kufitare mbi fshatin Korminjan-Ranillug ka arritur t’i ndalojë dy traktorë me rimorkio të improvizuara, të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, traktorët drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë, të cilët kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.

Reklama e sponzorizuar

Patrulla policore ka arrestuar dy të dyshuarit, malli dhe traktorët janë dërguar në terminalin doganor. Ndaj dy të dyshuarve iniciohet rast penal ‘kontrabanda me mallra’. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Malli i kontrabanduar përbëhej nga artikuj ushqimorë, si: mish, mjaltë, pije të gazuara, birra, djathë, sheqer, uji etj., shkruajnë mediat kosovare, transmeton Albinfo.ch.