New York, shtator – Banka investive amerikane “JPMorgan” ka kumtuar dje se planifikon të blejë pjesën më të madhe, përkatësisht 75 për qind në Njësinë e Volkswagentit për qarkullimin e pagesave.
Gjiganti amerikan bankar ka thënë se se me këtë kontratë do të zgjërojë kapacitetet e veta për pagesa digjitale dhe për herë të parë do të futet në industrinë automobilistike.
Me kohë, që të dy kompanitë planifikojnë që të zhvillojnë këtë platformë të VW-së dhe në tregun jashtë sektorit automobilistik, kanë theksuar në “JP Morgan”, transmeton CNBC.
Volkswagen tash një kohë të gjatë ka bërë përpjekje që të hyjë në industrinë e pagesave digjitale. Kompania e ka themeluar në Luksenburg qysh më 2017 firmën për pagesa,e cila pos tjerash, ua mundson klientëve që të blejnë,të paguajnë kartelat e parkingut, të paguajnë për mbushjen e baterive të automobilave elektrikë etj./Buletini Ekonomik/