A do të dëmtohen qytetarët që kishin polica aktive në kompaninë “Kosova e Re”

Kompania e sigurimeve "Kosova e Re"

Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tashmë ia ka revokuar licencën kompanisë së sigurimit “Kosova e Re”.

Kjo erdhi pasi kompania nuk i kishte përmbushur për një kohë të gjatë kërkesat ligjore për kapital dhe solvencë. Detyrimet e kompanisë arritën në 7.7 milionë euro.

Sa i përket qyteyarëve që kishin polica aktive në këtë kompani, zëvëndësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli, ka thënë se duhet të pritet faza e likuidimit për të kuptuar se a do të dëmtohen policëmbajtësit.

Reklama e sponzorizuar

Në rastin e Insig e cila po ashtu u mbyll për të njëjtat arsye, policëmbajtësit u dëmtuan për 20% të vlerës së dëmit nga aksidenti.

Në fazën e likuidimit do të dihet se sa ka kompania asete për t’i mbuluar detyrimet prej 7.7 milionë euro./Buletini Ekonomik/