Bankat europiane dërgojnë 24 miliardë dollarë brenda vitit te oazat tatimore

epa05101450 (FILE) A file photo dated 15 December 2008 showing an exterior view of the European Bank of Investment in Luxembourg. The European Investment Bank has put on hold lending to the German carmaker Volkswagen, amid concerns that a previous loan may have played a role in its emissions scandal, the president of the European Union's lending arm Werner Hoyer says 14 January 2016. 'For many, many years we have been active in high-tech research and development with Volkswagen,' Werner Hoyer said in Brussels. 'We were astonished, disappointed and we are now concerned about the allegations, including indications by senior company executives of improper and possibly fraudulent behaviour by Volkswagen.' EPA/NICOLAS BOUVY

Bankat më të mëdha europiane brenda vitit mesatarisht regjistrojnë 20 miliardë euro ( 23,7 miliardë dollarë) në oazat tatimore, shumë kjo që paraqet rreth 14 për qind të fitimit të përgjithshëm.

Këto të dhëna i ka bërë publike sot raporti i Observacionit tatimor të BE-së. Në raport janë shqyrtuar aktivitetet e 36 sistemeve të bankave auropiane, me seli në 11 vende gjithandej Europës, të cilat i nënshtrohen detyrimeve për të raportuar për ecuritë afaristë në çdo vend të botës nga viti 2015, transmeton CNBC, përcjell Buletini Ekonomik.

Në listën e parajsave tatimore në këtë raport gjenden 17 juridiksione: Bahamet , Bermudet, Ujdhesa e Virgjër Britanike, Ujdhesa e Kajmanit, Gernzi, Gjibraltari, Hong Kongu, Irlanda, Ujdhesa Man, Gjerzi, Kuvajti, Luksemburgu, Makao, Malta, Mauricijusi, Panama dhe Katari.

Reklama e sponzorizuar

Sipas të gjeturave të studimit, në periudhën nga 2014 deri më 2020, madje 65 të fitimit bankar është paraqitur si i realizuar në botën e jashtme nëpërmjet të ndërmarrjeve të ndërlidhura, ndërsa hulumtuesit kanë konstatuar dhe dokumentuar ç’ekuilibrimin ndërmjet të dhënave për lartësinë e profitit që gjoja është realizuar  dhe regjistruar në disa vende  dhe numrit të të punësuarve që gjenden atje.

Kështu, fitimi sipas numrit të të punësuarve është larg më i madh në parajsat tatimore se sa në vendet e tjera, thuhet në raport, me ç’rast përfaqësitë në parajsat tatimore paraqesin profite të larta. Hulumtuesit, pokështu, kanë potencuar se 25 për qind e profitit të bankave  është regjistruar në vendet ku shkalla efektive e tatimit është më e vogël së 15 për qind.

“Këto të dhëna tregojnë në praktikën shumë vjeçare të bankave evropiane  që të shfrytëzojnë oazat tatimore. Profitabiliteti I bankave në parajsat tatimore është  abnormalisht i lartë  dhe arrin në 238.000 euro për një të punësuar, për dallim  të rreth 65.000 eurove sa është në vendet jashtë këtyre strehimoreve tatimore”, theksojnë autorët e studimit. Hulumtuesit kanë identifikua disa banka  me “ prezencë relativisht të lartë në parajsat tatimore”./Buletini Ekonomik/