Çfarë ju nevojitet bizneseve për t’u pajisur me një arkë fiskale?

Njëri prej problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset në Kosovë është edhe mosinformimi i duhur rreth regjistrimit të bizneseve, pajisjes së tyre me arka fiskale si dhe probleme tjera rreth normave tatimore që ata iu detyrohen shtetit.

Faqja “Mbrojtësit e Konsumatorëve”, në vazhdën e njoftimeve dhe informatave për bizneset dhe konsumatorët, u ka treguar edhe njëherë bizneseve se cilat dokumente kërkohen nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për t’u pajisur me një arkë fiskale.

Sipas tyre, që një biznes në Kosovë të pajiset me arkë fiskale nevojitet:

Reklama e sponzorizuar

-Certifikata e numrit fiskal,

-Certifikata e regjistrimit të biznesit si dhe

-Certifikata e TVSh-së (nëse tatimpaguesi është deklarues i TVSh-së).

Mirëpo, kjo faqe ka edhe një lajmërim tjetër për konsumatorët kosovar, në rast të moslëshimit të kuponëve me qëllim nga bizneset.

“Nëse bizneset vetëdijshëm iu shmangen këtyre hapave, e si rrjedhojë nuk të lëshojnë ty si konsumator kupon fiskal, atëherë raporto menjëherë rastet në Administrata Tatimore e Kosovës në këtë numër: 038 222 165”, thuhet tutje në njoftimin e Mrojtësve të Konsumatorëve. /Buletini Ekonomik/