Nafta e Detit të Veriut Brent po i afrohet nivelit prej 80 dollarësh për një barel për shkak të shqetësimeve në pikëpamjen e furnizimit, për arsye të rritjës së kërkesave si rrjedhojë e zbutjes së pandemisë.
Në tregtimin aziatik të natës, në orën 2:08čsipas kohës së Evropës së Mesme, çmimi i Brentit është rritur për 1,14 dollarë, ose i 1,5 për qind dhe ka bërë që një barel naftë të kushtojë 79,23 dollarë, raporton reuters.
Nafta amerikane WTI n është rritur për 1,11 dollarë, ose 1,5 për qind, duke arritur çmimin 75,09 dollarë, që është niveli më i lartë që nga korriku. Javën e kaluar është shënuar rritja e pestë me radhe e çmimit të naftës brenda një jave
Rritja e çmimeve të gazit natyror, poashtu, ka ndikuar në ngritjen e kërkesave për naftë dhe në kërcimin e çmimit “të arit të zi” , që tani për tani akoma është relativisht i lirë për prodhimin e energjisë elektrike, kanë thënë analistët e ANZ-së./Buletini Ekonomik/